Vetëm 6 % e fëmijëve të diasporës ndjekin mësim në shqip në Evropë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Vetëm 6 për qind e fëmijëve të diasporës shqiptare ndjekin mësim plotësues në gjuhën shqipe në Evropë. Zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, thonë se pjesëmarrja e nxënësve në procesin mësimor në nivel Evrope nuk është më shumë se 6 për qind. Ndërkohë, javën e ardhshme do të fillojnë punën grupet punuese të formuara në konferencën e fundit për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë.

Udhëheqësi i divizionit për arsim në diasporë, në Ministrinë e Diasporës, Ymer Avdiu, thotë për Radio Kosovën, se faktorët kryesor për pjesëmarrjen e vogël të fëmijëve shqiptar në mësimin plotësues janë të shumtë.

“Nuk paguhen mësuesit, ka pengesa për arsye se në disa shtete nuk ka fare mësim plotësues. Nuk është punuar boll, ndërkohë edhe prindërit janë shumë pak të interesuar. Në Suedi dhe Finlandë, ku shteti i paguan të gjitha shpenzimet e mësuesve, pjesëmarrja është shumë e madhe. Në Suedi pjesëmarrja është rreth 65 për qind, në Finlandë është 90 për qind. Ndërsa, në vendet e tjera pjesëmarrja e nxënësve është e vogël”, tregon Avdiu.

Avdiu bëri të ditur se janë formuar pesë grupe punuese, të cilat javën e ardhshme do të fillojnë punën për institucionalizimin e mësimit plotësues, ku do të rregullohet legjislacioni në kuadër të ligjeve të vendeve ku jeton mërgata. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2013, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com