E FUNDIT/ Pas Durrësit, Gjykata e Tiranës nuk njeh zgjedhjet në Vorë (FOTO LAJM)
Vetadministrimi, Beogradi bën gati planin për 9 komuna serbe në Kosovë
Serbët duhet të kenë një lloj pushteti në Kosovë i cili do të zgjidhe përfaqësuesit e vet dhe do të mbronte interesat e bashkëqytetarëve tanë. Kështu është shprehur kryeministri Daçiç në një prononcim për gazetën beogradase "Novosti".


Sipas gazetës kreu i qeverisë gjatë javës së ardhshme do të hartojë planin detaj për strukturën dhe kompetencat konkrete për nëntë komunat serbe në Kosovë, të cilat janë “kurrizi” i bashkësisë së ardhshme serbe dhe këtë plan të përpunuar Ivica Daçiq do ta paraqesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve në Bruksel.

"Duhet të ekzistojë pakoja e cila do të përfshinte ekzistimin e bashkësisë së komunave serbe me kompetenca, mënyrën e zgjedhjes që do të mundësonte vetadministrimin serb në Kosovë. Vetëm pas kësaj mund të bisedohet që se institucionet e Serbisë të transformohen në institucione të bashkësisë, në të cilën duhet të hyjnë të gjitha komuna në të cilat serbët janë shumicë e jo vetëm ato nga veriu", ka thënë Daçiq. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori