Vështirësohen kërkimet për policin e dytë në Lepenc, rritet niveli i ujit
Operacioni për kërkimin e policit të zhdukur mbrëmjen e 28 prillit, Armend Trena po vështirësohet së fundmi si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, të cilat kanë sjellë rritjen e nivelit të ujit në lumin Lepenc.

Ndërkaq, kërkimet për Armend Trenën kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, e ndërkohë në kuadër të operacionit për gjetjen e tij janë angazhuar Policia e Kosovës, FSK-ja, ekipe zhytësish dhe qytetarë të shumtë. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2018, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori