Veshja Kombëtare, ndër më të bukurat në botë
Në Kinë u mbajt eventi i bukurisë “Miss Bikini Universe 2013”, ku ndër 50 shtete pjesëmarrëse, Kosova hyri në pesë femrat më të mira të botës.

Veshja Kombëtare e Kosovës u përzgjodh në mesin e tre veshjeve më të mira në botë. Kreatorja Suzana Susuri e kishte përgatitur enkas për Sidrita Sadikajn këtë veshje, e cila u përzgjodh si imazhi për Kalendarin e vitit 2014.

Sidrita Sadikaj së bashku me 11 femrat finaliste të shteteve të botës do të qëndrojë edhe 2 javë në Kinë, ku do të marrë pjesë në disa sfilata mode, bëjnë të ditur mediad kosovare.

Ajo do të përfaqësojë Kosovën në eventin e bukurisë" Miss Globe International 2013” që do të mbahet në Turqi gjatë muajit dhjetor 2013. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori