Veseli: PDK do ta ndryshoj Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli sot, ka shpërndarë libreza anëtarësie për rreth njëqind të rinj, kryesisht studentë, që sot iu bashkuan PDK-së.

Veseli theksoi me këtë rast se përveç që është krenar, ai ndjen përgjegjësi dhe obligim në zhvillimin dhe forcimin e shtetit.

“Nuk ka asgjë më të mirë sesa anëtarësimi i kësaj rinie në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe si kryetar i PDK-së e ndjej vetën krenar dhe të njëjtën kohë përgjegjës, por e di që me energjitë e reja qëçdo ditë po i shtohen Partisë Demokratike të Kosovës, shteti ynë do të ndryshojë, duke u zhvilluar e forcuar. Ky është edhe obligim i PDK-së”, deklaroi, kryetari Veseli.

Ai gjithashtu tha se PDK do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve që e duan vendin dhe janë të gatshëm të kalojnë sfidat që na presin në proceset e integrimeve euro-atlantike.

Ndërkaq, njëri nga të anëtarësuarit, Vivianit Fejza, falenderoi Partinë Demokratike të Kosovës, për pritjen e ngrohtë, duke theksuar se PDK është partia e vetme, në të cilën, ata e shohin veten si kontribues për ecjen përpara të Republikës së Kosovës./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori