Veseli: Zgjedhjet na kthejnë në normalitet, Qeveria gaboi me Asociacionin
Kryetari i PDK'së, Kadri Veseli, ka folur për herë të parë për dështimet e koalicionit me LDK'në dhe Isa Mustafën.

Ai ka përmendur zgjedhjet e parakohshme si mundësi për kthim në normalitet dhe ka akuzar Qeverisë se kishte gabuar me Asociacionin e Komunave Serbe.

"Dështimi i parë i Qeverisë ishte gabimi që Qeveria bëri me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa i dyti është pamundësia e koalicionit për të ratifikuar në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi", ka thënë Veseli për "Kohën Ditore".

"Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet", ka shtuar ai. /albeu.com/



Shtuar më 22/10/2016, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori