Veseli vizitë zyrtare në Shqipëri
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të hënën dhe të martën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë vizitës, Veseli do të pritet në takime të veçanta nga udhëheqësit më të lartë të institucioneve shtetërore, presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Kryeparlamentari Veseli do të takohet edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Po ashtu, kryeparlamentari Veslei do të ketë takime edhe me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe drejtues të partive opozitare, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu.

Temë diskutimi në këto takime do të jenë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha sferat, në interes reciprok./Albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 21:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori