Veseli: Ushtria e Kosovës do të formohet së shpejti
Kreu i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kreyesisë së Kuvendit, ka folur për ndërtimin e "murit" të ri nga ana e Rakiç, ku ka thënë se projekti i ri përmban krijimin e një ambjenti të gjelbëruar, dhe se kërkoi nga qytetarët e Mitrovicës që të mos bien pre e provokimeve, dhe se institucionet e vendit nuk do të lejojnë veprime ilegale.

Kryetari i Kuvendit foli edhe për ushtrinë e Kosovës.
"Ushtria e Kosovës është një realitet që do të formohet shumë shpejt. Do të kemi vërshim të pajisjes me armatim e atë do ta kemi nga partnerët tanë. Ushtria e Kosovës do të ndodhë dhe do të jetë një ushtri shembull", tha Veseli.

Lidhur me Demarkacion dhe Asociacionin, Veseli tha se vonesa në ratifikimin e demarkacionit i ka dëmtuar proceset integruese të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2017, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori