“Messi është një lojtar i madh, por ai nuk është Jezu Krishti”

Ish-futbollisti i kombëtares së Argjentinës, Gabriel Batistuta ka folur për pritshmëritë e mëdha të Lionel Messit në kombëtare.

“Për një kohë të gjatë kemi vënë përgjegjësinë e plotë mbi Messin. Së pari, ne e dënojmë veten që menduam se kishim Jezu Krishtin. Dhe ai është Messi. Po, një lojtar i madh, por ai nuk është Jezu Krishti. Dhe pastaj ne e dënojmë atë. Ne e kemi dëmtuar për një kohë të gjatë.

Tashmë gjithçka ka ndryshuar, pasi me këtë skuadër që e rrethon në kombëtare, ai ndihet më i sigurt. Nëse një lojtar nuk mund të kalojë te Messi, ai i kalon dikujt tjetër.

A e dini se si është të ndjeheni sikur njerëzit presin gjithçka nga ju? Po sikur ta bëjmë së bashku? Tingëllon ndryshe. Dhe ndihet ndryshe”, tha Batistuta për La Nacion.


Shtuar 16.08.2022 19:05

Tags: