Veseli takon Ferrarese, vlerëson mbështetjen e Italisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.

Gjatë takimit u diskutua për raportet midis dy vendeve, duke theksuar se kjo marrëdhënie mund të zgjerohet edhe më shumë në interes të dy palëve.

Veseli falenderon ambasadorin Ferrarese për mbështetjen e deritashme të Republikës së Italisë, në veçanti për bashkëpunimin ndërparlamentar, bashkëpunimin ekonomik dhe atë në sferën e sigurisë. Duke theksuar kontributin që Italia ka dhënë në proceset historike nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe përkrahjen në rrugën e integrimeve euro-atlantike, thuhet në njoftimin nga Kuvendi.

Ambasadori Ferrarese, mbështet plotësisht normalizimin e këtyre marrëdhënieve ndërshtetërore, duke u fokusuar në përmirësimin e klimës së biznesit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve jo vetëm në Kosovë , por dhe rajon.

Ndërkohë të dy ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Itali në fushën e legjislativit, duke theksuar se Kosova është vend tërheqës për investime, vend i gatshëm të përmirësojë klimën për to, me ligje të favorshme dhe transparencë. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori