Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri
Veseli, priti sot në takim Randy W.
Berry, i dërguar i parë i posaçëm i Departamentit të Shtetit për të
drejtat e komunitetit LGBT.
Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryetarit të Kuvendit, në takim i bisedua për të
drejtat e
njeriut dhe ky komunitet që gëzon në Kosovë.
"
Berry theksoi se të
drejtat e
njeriut, duke qenë universale duhet të respektohen njësoj për të gjithë anëtarët e shoqërisë, pavarësisht dallimeve të tyre në përkatësi dhe identitet", thuhet në njoftim.
"Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të individit është parim themelor i shoqërisë demokratike", citohet të ketë thënë
Berry.
Nga ana e tij, thuhet se,
kryetari Veseli theksoi faktin se Republika e Kosovës funksionon mbi bazën e një kushtetute që ngërthen në vete standardet më të larta të garantimit dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të
njeriut.
"Ne kemi kushtetutën më liberale në rajonin ku jetojmë, por edhe një traditë të fuqishme kulturore të tolerancës ndaj mënyrave të ndryshme të jetës dhe kjo na mundëson që të jemi më efektivë në luftën kundër paragjykimeve dhe stereotipeve me të cilat ballafaqohen anëtarët e komunitetit LGBTI", citohet
kryetari Veseli, i cili shtoi se "Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të angazhohet dhe punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht dallimeve që ata mund të kenë". /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2015,
ora 10:33