Makina përplas këmbësoren në Pogradec dhe largohet nga vendngjarja

Një 74-vjeçare është paraqitur në spitalin e Pogradecit me lëndime, të cilat i ka marrë pasi e ka përplasur një makinë. Policia bën me dije se mjeti, pasi e ka përplasur të moshuarën, nuk ka ndaluar, por është larguar. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2022, rreth orës 10:25, në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Kjo shtetase aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.