Veseli: Tahiri nuk e shkarkon veten pa lejën time
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mohuar se ka zhvilluar mbledhje të kryesisë e ka quajtur vetëm takim me kolegë.

Pas këtij takimi ai është prononcuar shkurtë për media duke thënë se PDK po reformohet, ndërsa sa i përket largimit të Abelard Tahirit nga posti i Ministrit të Drejtësisë u shpreh se ky vendim i takon vetë atij (Veselit).

“E takova Abelard Tahirin , është nga ministrat që ka bërë punë shumë të guximshme e s’ka asnjë aferë korruptive, vendimmarrja do të jetë e imja, e PDK-së dhe jo e asnjë individi”, tha Veseli.



Shtuar më 02/10/2018, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori