Veseli: Sundimi i ligjit është njëri nga prioritetet kryesore të institucioneve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot, Kenneth Deane, drejtorin e Misioneve civile pranë Shërbimit evropian të çështjeve të jashtme.

Kryetari Veseli dhe Deane, folën për zhvillimet aktuale në Kosovë, por me theks të veçantë për misionin e EULEX-it në Republikën e Kosovës.

Veseli theksoi se ekspertiza evropiane është e domosdoshme për Republikën e Kosovës, sikurse është edhe respektimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës.

"Sundimi i ligjit është njëri nga prioritetet kryesore të institucioneve tona. Vetëm me sundimin e ligjit, Republika e Kosovës mund të aspirojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin në strukturat euro-atlantike", deklaroi Veseli./Albeu.com/
Shtuar më 12/05/2016, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori