Barcelona tashmë ofron dy yje dhe 40 milion euro për De Ligt

Qendërmbrojtësi holandez është ende një nga dëshirat e mëdha të Barçës për të përmirësuar mbrojtjen e tyre, kështu që tani ai shfaqet sërish në objektivat e tyre të mundshëm.

Matthijs De Ligt ka qenë gjithmonë një objektiv që  Barcelona nuk ka mundur ta fshehë. Atë vit, Juventusi i Torinos mbizotëroi në ofertën dhe në dëshirën e tij për të përfunduar forcimin e mbrojtjes.

Kjo ka bërë që, siç raporton tani CalcioMercato.it Barça të mendojë sërish për këtë lojtar.

Një propozim interesant

Me një ofertë interesante prej 40 milionë euro, ku mund të përfshihen edhe dy lojtarë  Sergino Dest dhe Memphis Depay.

Mbrojtësi i djathtë dhe sulmuesi mund të mbeten pa vend për sezonin e ardhshëm në skuadrën italiane. Pra, të dyja opsionet mund të jenë interesante për të bindur një skuadër italiane që gjithmonë heziton të heqë dorë nga figurat e tyre. /albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 18:03

Tags: