Veseli: Sot është një ditë e shenjtë, qytetarët t’i japin perspektivë vetvetes
Pra pak çastesh ka votuar kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten e tij kanë votuar në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.

Kreu i PDK-së pasi ka votuar ka ftuar qytetarët që të votojmë lirshëm për shtetin.

“Sot është një ditë e mirë dhe e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë, i uroj qytetarët ti japin perspektivë vetvetes dhe Kosovës tonë perëndimore, dhe fëmijëve tanë, për hajër na qoftë të gjithëve”.

Veseli është kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor rol të rëndësishëm ka edhe Prokuroria e Shtetit, institucion ky që ka caktuar 100 prokurorë kujdestarë në nivel vendi për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. raporton EO.

Nga procesi i votimit, pritet të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, nga e cila më pas, partia apo koalicioni fitues do të marrë mandatin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.
Shtuar më 06/10/2019, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori