Veseli siguron gjermanët se nuk e mbështet Thaçin
Kryetarparlamentari, Kadri Veseli, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve gjermane, DPA ka thënë se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një opsion, ndonëse Presidenti Thaçi këtë e sheh si opsionin më konkret për marrëveshje me Serbinë dhe lobon për ta jetësuar.

Duke folur për agjencinë gjermane të lajmeve, Veseli i ka bërë ftesë Serbisë që ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Kryeparlamentari ka kundërshtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve me fjalët “shkëmbimi i territoreve nuk është opsion“.

“Një pajtim me Kosovën është për Serbinë kushti qendror nëse dëshiron të afrohet dhe anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, ka thënë Veseli.


Shtuar më 21/10/2018, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori