Veseli: Shkrimi i New York Times është paragjykues
Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli , ka deklaruar se ekstremistët duan ta armiqësojnë botën dhe t’i shkatërrojnë kulturat botërore. Këto fjalë ai i tha në mbylljen konferencës ndërfetare të mbajtur në Prishtinë, “Interfaith Kosova”, ku ndau një çmim për dialog fetar, njofton Klan Kosova.

“Është koha që edhe më shumë të bashkohemi rreth vlerave tona liberale dhe demokratike. Është koha që t’ju tregojmë ekstremistëve që religjionet janë vlerë e jona dhe instrument i tyre. Religjioni është tepër i rëndësishëm për ta lënë në dorën e ekstremistëve. Është koha e fitores së humanizmit liberal”, ka deklaruar ai. “Republika e Kosovës është nj vend i vogël, por ka pasur rastin ta trashëgojë një traditë të mirëkuptimit dhe jetesës së përbashkët të religjioneve të ndryshme.

Kryetari i PDK-së gjithashtu ka përmendur vlerat e shoqërisë kosovare, duke marr shkas edhe nga ngjarjet historike që sipas Veselit e pasurojnë kulturën tonë dhe jetesës në tolerancë.

“Është historia e një vendi ku janë takuar perandoritë dhe kulturat e ndryshme. Sot vendi ynë mburret që është pjesë e kësaj historie. Vendi jon krijoi identitetin multireligjioz që mbart në vete shumë religjione dhe mirëkuptim.Jemi krenarë për këtë traditë dhe kjo traditë është në përputhje me vizionin tonë për të ardhmen, që është vizion evropian dhe euroatlantik. Nuk kemi asnjë vizion përpos kësaj. Qytetarët e Kosovës janë pro perëndimor,” është shprehur Veseli.

Në këtë ekspoze nuk ka mbetur pa u përmendur edhe artikulli i shumë përmendur i New York Times për Kosovën, ku cilësohet si vend i plleshëm me ekstremizmin. Këtë raport e Veseli e ka quajtur paragjykues dhe si rezultat i disa njerëzve që me qëllim apo pa qëllim po e portretizojnë Kosovën kështu.

“Kohëve të fundit jemi përballur me një tendencë herë të qëllimshme herë jo për ta paraqitur Kosovën si vend të pëlleshëm për ekstremizmin. Kjo nuk është e vërtetë , është perceptim, paragjykim dhe kjo kurrë nuk i ka kontribuar paqes mes njerëzve” ka thënë në fund Veseli. /Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori