EMRI/ U përplas nga “Tuaregu”, ndërron jetë në spital i moshuari në Berat

71-vjeçari Agron Toska, cili përplas pak minuta më parë nga një “Tuareg” në lagjen “Celepias” të Beratit ka ndërruar jetë në spital.

I moshuari ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që është përplasur nga Fouristrada dhe fillimisht ka rënë në kafanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave.

Për të nxjerrë trupin e të moshuarit u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar efektivë policie që po kryejnë veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit./albeu.com