Veseli: Prona është e shenjtë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përshëndetur lirimin e pronës së uzurpuar të Hotel Victory, lokal të cilit AKP sot ia ka vënë dryrin.

Përmes një statusi të vendosur në facebook Veseli ka shkruar se prona është e shenjtë dhe se ligji vepron njësoj për të gjithë qytetarët.

"E përshëndes veprimin e organeve të rendit dhe ligjit për lirimin e pronave të uzurpuara. Më vjen mirë që kërkesa ime publike për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të uzurpatorëve të pronave është duke u bërë realitet. Në Kosovë prona është e shenjtë, ligji vepron njësoj për të gjithë dhe qytetarët meritojnë të jetojnë në prosperitet dhe dinjitet. K.V", ka shkruar Veseli në Facebook.

Policia e Kosovës së bashku me AKP-në kanë liruar pronën e uzurpuar nga biznismeni Bedri Selmani. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2016, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori