Veseli: Prishtinës i duhet një si Liraku
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka shkruar se Lirak Çelaj dhe PDK është e vetmja forcë e ndryshimit. Sipas tij, bashkë me prishtinasit, do ia sjellë këtë ndryshim Prishtinës.

Prishtinës i duhet një kryetar që merret me problemet e qytetarëve. I duhet një kryetar si Lirak Çelaj, i cili i ndjen problemet dhe bashkëpunon me qytetarët për zgjidhjen e tyre. Mëngjesin e sotëm e kalova bashkë me Lirakun duke bashkëbiseduar me ndërmarrës, mjekë, arkitektë e artistë për vizionin qeverisës për Prishtinën.

Kryeqytetit i duhet më së shumti ndryshimi. I duhet punë, jo fjalë. PDK-ja është e vetmja forcë e ndryshimit dhe Liraku, bashkë me prishtinasit, do ia sjellë këtë ndryshim Prishtinës”, u shpreh përmes Facebook-ut Veseli.


Shtuar më 22/09/2017, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori