Veseli: Presim që protesta e 18 prillit të jetë paqësore
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli menjëherë pas mbledhjes së kryesisë, deklaroi se shpreson që protesta e organizuara nga tri subjektet politike do të jetë e qetë dhe dinjitoze.

“Në princip rruga më e mirë për dialogim, debat dhe për shqyrtimin e të gjitha çështjeve të cilat janë në interes të qytetarëve janë brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Por sidoqoftë, edhe protesta është një mjet demokratik. Shpresojmë shumë në qëllimin e pastër të opozitës se do të jenë paqësore, dhe në të njëjtën kohë, do të jenë dinjitoze, ashtu siç iu takon qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Veseli.

Ndërkohë tre liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, janë takuar ditën e hënë në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje për t’i dakorduar qëndrimet e tyre për protestën e 18 prillit ku si pikë e protestës është edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori