Veseli: Presim më shumë sinqeritet nga BE
Pëlqej
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka dërguar një porosi për Bashkimin Evropian, pas vendimeve që shteti i Kosovës ka marrë kohët e fundit.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se presin një qasje të siqnertë nga ana e BE-së për Kosovën.

“Pas miratimit të marrëveshjes për demarkacionin, reformave në drejtësi dhe përmbushjes së gjitha kritereve për liberalizimin e vizave, më shumë se çdo vend tjetër jo anëtar, ne presim një bashkëpunim më të afërt dhe të sinqertë nga ana e BE-së”, ka shkruar Veseli.

Në këtë postim, ndërkaq, ai ka vlerësuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlamentari gjithashtu ka theksuar se miratimi i rezolutës për dialogun dhe ekipit negociator tregon përkushtimin e Kosovës për marrëveshje dhe gatishmërinë për vendime të mëdha.


Shtuar më 16/12/2018, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori