Jo vetëm në fushën e muzikës, Stresi tifoz i njohur i klubit italian (FOTO LAJM)

Të gjithë e njohim Stresin për këngët e tij gjithë këto vite por edhe për mbështetjen e tij të madhe që i jep Partisë Demokratike.

 

Por ajo që nuk dinë shumica është se Stresi gjithashtu është një tifoz i një ekipi italian në Seria A.

Reperi i njohur ndjek në Instagram profilin zyrtar të Inter-it por gjithashtu edhe ish-kapitenin legjendar, Javier Zanetti.

 

Gjithashtu Stresi njihet edhe si një tifoz i klubit të Tiranës.

 

Ndërkohë, kujtojmë se reperi ka qenë së fundmi pjesë e medias dhe ka bërë shumë zhurmë pas pajtimit me reperin tjetër Noizy. Fakti që reperët kanë patur gjithmonë përplasje dhe debate të vazhdushme të cilat dukeshin sikur nuk do kishin fund, kanë surprizuar jashtë mase ndjekësit. Në liven e tyre të parë në Instagram morën pjesë më shumë se 80 mijë fansa dhe ndjekës./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.01.2022 15:53