Veseli: Përvoja letoneze e vlefshme për Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë takimit të sotëm me ministrin e punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevics, bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Veseli falenderoi ministrin për mbështetjen dhe bashkëpunimin midis dy vendeve, dhe e konsideroi të vlefshme për Kosovën, si përvojën parlamentare të Letonisë, ashtu edhe rrugëtimin e saj në procesin e integrimeve evropiane.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se Kosovës duhet t'i mundësohet të tejkalojë situatën e tanishme të një izolimi të pakuptimtë, si pasojë e mungesës së liberalizimit të vizave. "Natyrisht, ky liberalizim nuk i zgjidhë çështjet bazike të integrimit, por ai është një sinjal i qartë për perspektivën e sigurt të vendit tonë që të jetë pjesë e BE-së", u shpreh kryetari Veseli.

Në takim u diskutua edhe për ngritjen e kanaleve të komunikimit të ndërsjellë, me qellim që në mes të Kosovës dhe Letonisë të zhvillohet bashkëpunimi edhe në fushën e biznesit, tregtisë dhe investimeve. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori