E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Veseli përgëzon takimin e Jahjagës me liderët
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vlerësuar se tryeza e sotme e përbashkët e subjekteve politike parlamentare, e mbajtur me iniciativën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është një hap pozitiv në drejtim të shtensionimit të situatës politike në vend.

"E përgëzoj Presidenten Jahjaga për këtë iniciativë të saj dhe njëkohësisht e inkurajoj që të vazhdoj edhe më tutje, që në këtë mënyrë, të ndihmoj dialogun e domosdoshëm në mes pozitës dhe opozitës, në funksion të tejkalimit të situatës së krijuar", ka vlerësuar Veseli.

Sipas tij, dialogu institucional është rruga e vetme e ecjes përpara të vendit tonë. "Qytetarët e Republikës së Kosovës e presin këtë nga të zgjedhurit e tyre", ka përfunduar Veseli. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2016, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori