Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri
Veseli nëpërmjet një postimi në
Facebook ka përgëzuar Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkombasit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe.
“Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në
Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu,
kalimi i këtij ligji
përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”, ka shkruar
Veseli në
Facebook.
Shtuar më 11/01/2018,
ora 14:23