Veseli për deklaratat e Serbisë: Nuk e nënshtroni dot Kosovën
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli i ka cilësuar si të paqena kërcënimet e liderëve të Serbisë kundër Kosovës.

Ai ka thënë se Shteti i Kosovës nuk do të nënshtrohet asnjëherë Beogradit.


Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk na bën fare përshtypje çfarë thotë Daçiqi. Në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë për fuqizimin e shtetit tonë.

Për fqinjësi të mirë jemi të hapur dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona që të kemi fqinjësi të mirë, por provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën tonë janë të paqena dhe nuk do t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë, të jenë të sigurt”, ka thënë Veseli duke iu përgjigjur deklaratave të Ivica Dacicit.

Po e shoh se ka filluar intensifikimin e një propagande kundër Republikës së Kosovës, le ta harrojnë Kosovën. Kosova ka Zot dhe ka perspektivë”, ka shtuar Veseli,
Shtuar më 08/10/2017, ora 19:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori