Veseli: PDK ishte lokomotiva e procesit të liberalizimit
Kadri Veseli
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e marrjes së rekomandimit për heqjen e vizave për Kosovën ka uruar qytetarët.

Veseli në një konferencë për media ka thënë se sot është një ditë e jashtëzakonshme për vendin tonë.

“I falënderoj qytetarët për durimin dhe përkushtimin e tyre. Pa dyshim që PDK-ja ishte lokomotiva e këtij procesi. E falënderoj ish- kryeministrin, ministrat e integrimit, ministrat e brendshëm dhe të jashtëm”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se kjo është një epokë e re e cila i jep fund izolimit të Kosovës.

Po ashtu edhe nënkryetari i kësaj partie Enever Hoxhaj ka thënë se kjo është ditë e veçantë për Kosovën, duke theksuar se është hapi i parë i rrugës së rikthimit tonë në Evropë./Albeu.com/
Shtuar më 04/05/2016, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori