Veseli: Pas një ore plas një lajm i madh, bëhuni gati
Pëlqej
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur pas takimit që patën nën udhëheqjen e Thaçit me Federika Mogherinin.

Sipas Veselit në oren 11:30 del raport pozitiv për liberalizimin e vizave.

“Sot do të jetë një lajm shumë i mirë për qytetarët. Avrampolus do të jap lajmin pozitiv për vizat në ora 11 e 30, ku rekomandimi do të jëtë pozitiv. Është hap i parë, është historik.

Ne ishim bashkarisht me Mogherinin për të treguar përkushtimin tonë për dialog dhe se jemi unik. Presim njohje nga Serbia, jemi në konsultime për paqe”, ka thënë Veseli.

Shtuar më 18/07/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori