Çështja e
veteranëve të luftës tash e sa vite po nxitë reagime të shumta. Në një përplasje në mes të deputetit të LDK-së Lumir
Abdixhiku dhe kryetarit të
Kuvendit Kadri
Veseli në tetor të vitit të kaluar në seancën e
Kuvendit, vetë
Veseli iu kishte drejtuar partive politike se të gjithë janë pajtuar për fryrjen e këtyre listave.
Deputeti i LDK-së, Lumir
Abdixhiku në atë seancë e kishte akuzuar Kadri Veselin, por edhe presidentin Hashim Thaçi se kanë fut veteranë të rrejshëm në lista për vota.
Abdixhiku kishte thënë se nuk janë 60 mijë veteranë duke e quajtur patriotike verifikimin e listave të
veteranëve.
Por ndaj kësaj deklarate të deputetit ë LDK-së ka reaguar kryetari i
Kuvendit. Ai kërkoi nga
Abdixhiku të flet me emra konkret se kush i ka fryrë listat e
veteranëve.
“Ti po mendon se janë fry listat a? Janë fry shumë. Unë kam qenë pjesë e koalicionit të kaluar. A e din sa e sa lista janë fry nga partia e juaj. Me qindra vetë, të cilët kurrë nuk kanë qenë në luftë E kemi bërë për hirë të pajtueshmërisë dhe i kemi mbyllë të gjithë sytë”, kishte thënë
Veseli në një seancë të
Kuvendit të vitit të kaluar.
Shtuar më 17/08/2018,
ora 16:41