Veseli - opozitës: Pse nuk uleni me ne?!
Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se liderët e partive politike duhet ti përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes Jahjaga për dialog mes palëve.

Veseli tha se opozita po anashkalon institucionet dhe se zgjidhjen po e do veç rrugëve.

"Presidentja Jahjaga na fton që të gjithë liderët e partive politike të ulemi në tryezë bisedimesh. Përpara 16 viteve, liderët politikë të Kosovës janë ulur me Millosheviçin, kurse ju s'doni të uleni me mua e me Thaçin. Kjo është absurde", tha kreu i Kuvendit.

Për Veselin, edhe presidenti do të zgjidhet në bazë të Kushtetutës dhe rrugës institucionale.

Ai theksoi se shqetësimi kryesor për të është sjellja "rrugaçërore" e opozitës. /Albeu.com/
Shtuar më 12/02/2016, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori