Reagon Veseli: Nuk dorëzohemi përpara kriminelëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar për sulmin ndaj bashkëshortes së anëtarit të kësaj partie, Blerand Stavilecit.

“I tronditur nga sulmi brutal ndaj bashkëshortes së Ministrit Blerand Stavileci. Goditja e një gruaje, e një nëne, është akt qyqar dhe i turpshëm.

Por, ju siguroj se nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve të tillë, të cilët kanë zgjedhur t’i terrorizojnë familjet dhe ta shkatërrojnë këtë shtet”, ka shkruar Veseli në Facebook.


Ndërkaq, më pare në një konferencë për media, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka deklaruar se Vetëvendosja qëndron mbrapa sulmit të Metaj-Stavilec. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2017, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori