Veseli nis luftën kundër Thaçit, ia heq njerëzit nga pozitat
Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka vendosur t’i shkarkojë tre ministra të Qeverisë së tij duke e pastruar kështu qeverinë nga njerëzit e Hashim Thaçit.

Ky veprim vjen pas zhvillimeve të fundjavës kur Veseli goditi Presidentin Hashim Thacin për shkak të “operacionit” të tij në Veri ku kishte marrë me vete edhe disa ministra nga radhët e PDK-së si dhe kreun e AKI-së.

Ende nuk dihet se cilët janë emrat e Ministrave që ka shkarkuar Veseli ndërsa sot emri i Abelard Tahirit u përfol si një nga emrat që mund të largohen,shkruan gazeta express.

Aktualisht PDK udhëheq me Ministria e Financave në krye me Bedri Hamzën, Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë në krye me Besim Beqajn, Ministrinë e Drejtësisë në krye me Abelard Tahirin, Ministria e Shëndetësisë që e udhëheq Uran Ismajli, Ministrinë e Integrimeve Evropiane që e drejton Dhurata Hoxha dhe Ministrinë e Kulturës Kujtim Gashi.


Shtuar më 01/10/2018, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori