Veseli: Nga dhjetori qytetarët lëvizin pa viza
Pëlqej
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ritheksuar se Demarkacioni do të ratifikohet këtë të mërkure.

Ai ka shtuar se ka një reflektim nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe janë në bisedime me Listën Serbe.

“Kemi reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje, për votimin e demarkacionit. Në të njëjtën kohë kemi kontakte intensive me Listën Serbe. Shumë jam optimist se ditën e mërkurë do të arrijmë që bashkarisht ta votojmë për marrëveshjen që e presin qytetarët”, ka thënë Veseli.

Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka theksuar se qytetarët do të mund të udhëtojnë lirshëm që nga dhjetori i këtij viti.

“Unë pres që të ketë shumë vlefshmëri ratifikimi i marrëveshjes, në të njëjtën kohë progresi në sundimin e ligjit dhe jam shumë i sigurt se që nga pjesa e dhjetorit të këtij viti lëvizja e lirë e qytetarëve tonë do të ndodhë”, ka përfunduar Veseli. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori