Veseli: Në Qeverinë e ardhshme do kemi më shumë gra
Kadri Veseli
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se pa gruan si pjesë në proceset politike nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe prandaj në kabinetin e ardhshëm qeveritar do të ketë më shumë gra pjesëmarrës.

Kryetari i PDK-së që po merr pjesë në Konventën e pestë të gruas demokratike ka inkurajuar gratë që të ngrenë zërin e tyre dhe të mos ndjehen asnjëherë të pafuqishme karshi burrave.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë ta mbështes gjithmonë fuqishëm gruan dhe pa përfaqësim të gruas nuk mund të ketë zhvillim të fuqishëm si në ekonomi dhe në përgjithësi në zhvillime vendit”, ka deklaruar Veseli./Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori