Veseli: Në PDK nuk do të kandidojnë personat e dënuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, vlerëson se është krejt normale ardhja e tij në krye të PDK-së pa kundërkanditat.

“Kjo është praktikë normale dhe duke marrë shembujt e partive të tjera të djathta të demokracive më të mëdha dhe më të konsoliduar të Evropës” ka deklaruar ai.

Veseli më tej shtoi se shkelës abuzues e persona të korruptuar ka në PDK dhe në secilën parti të Kosovës, por është punë e prokurorisë dhe gjyqësorit që të bëjnë punën e tyre.

Veseli theksoi se do të bëjë atë që është e mundur që nga kandidaturat e Partisë Demokratike të Kosovës për poste publike të filtrohen e mos të përfshihen personat që kanë marrë dënime të formës së prerë prej gjykatave, shkruan Telegraf.

Në fund Veseli tha se Partia Demokratike e Kosovës ka një partneritet shumë të qëndrueshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe i ka ftuar edhe njëherë përfaqësuesit e opozitës që t’i rikthehen rrugës institucionale dhe të pranojnë propozimet e bëra nga ai për të mirë të tyre, por edhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës./Albeu.com/
Shtuar më 14/05/2016, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori