Veseli në hall për t'i bërë votat e demarkacionit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur të enjten për ndryshim qëndrimi të deputetëve për ta ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit.

Por Marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi nuk ka qenë fare temë diskutimi në mbledhjen e papritur të Kryesisë të enjten, e cila sipas kryeparlamentarit u thirr vetëm për Rregulloren e punës së Kuvendit, shkruan Koha Ditore.

Veseli nuk ka treguar nëse këtë javë do të bëhet përpjekja e katërt për ta kaluar Marrëveshjen për shënimin e kufirit me shtetin malazias.

“Ajo (demarkacioni v.j.) do të ndodhë shpejt pasi jemi duke punuar intensivisht për të arritur konsensusin e përbashkët në mënyrë që të ecim përpara dhe të mos vonohemi”, ka thënë Veseli. I pyetur nëse Lista Serbe do të votojë pro marrëveshjes, ai ka thënë se ka vullnet tek të gjithë ligjvënësit.


Shtuar më 09/03/2018, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori