Veseli: Ndërhyrja në Siri është për paqe
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbështetur sulmin ushtarak ndaj Sirisë, të ndërmarrë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

Pamjet e përdorimitarmëve kimike, Veseli i ka quajtur tronditëse.

“Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të Asadit.

Imazhet e fundit të përdorimitarmëve kimike ndaj civilëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën e civilizuar. Populli i Sirisë meriton të jetojë në paqe.

Kjo ndërhyrje duhet të jetë fillimi i një ndërhyje ushtarake që përfundon me paqe për popullin e Sirisë”, ka shkruar ai,
Shtuar më 14/04/2018, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori