Veseli në Tiranë, takon kreun e PD-së Lulzim Bashën
Kreu i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai është takuar me kryeopozitarin Lulzim Basha në Selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ata kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, dhe janë ndalur në synimet e përbashkëta euro-integruese.

Basha, duke çmuar lart rolin e kryeparlamentarit Veseli në zhvillimet politike në Kosovë tha se Partia Demokratike mbështet rrugën integruese të Kosovës dhe do të vazhdoj dhënien e kontributit në të gjitha fushat.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Veseli është takuar edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn, ku ky i fundit i dhuroi Çelësin e Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori