Bie ndjeshëm çmimi i naftës

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 8 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

219 Lekë/litri për naftën

205 Lekë/litri për benzinën

115 Lekë /litri për gazin

Ditën që bordi u mblodh për të vënë këto çmime, nafta në bursë shitej me 98.19 dollarë për fuçi.

Sot, 3 ditë pas vendimit të Bordit të Transparencës, nafta në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme. Një fuçi naftë shitet me 94.50 dollarë, pra rreth 4 dollarë më pak se me 8 prill. Ndërkohë që tendenca është në rënie.

Kujtojmë se një çmim i ngjashëm i naftës në bursë me këtë të sotmin ka qenë në shkurt të 2021, kur nafta në karburantet shqiptare shitej me 196 lekë për litër.

Bordi nuk ka caktuar një datë për mbledhjen e radhës, por nëse do të ketë, nafta do të përcaktohet me çmim më të ulët./albeu.com