Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri
Veseli ka vazhduar në një komunë tjetër takimin me strukturat e partisë.
Ai ka qëndruar sot edhe në
Vushtrri , ku ka thënë se kryetar i këtij qyteti do të jetë
Ferit Idrizi, që i di
nevojat e qytetit dhe ka aftësinë dhe përkushtimin t’i adresojë ato.
“Vushtrriasit e thanë fjalën e tyre më 22 tetor. Ata treguan se Vushtrrisë i duhet një njeri parimor, një njeri që i di
nevojat e tyre dhe me aftësitë e duhura për t’i jetësuar kërkesat e tyre – e ai njeri është
Ferit Idrizi.
Faleminderit të gjithë kandidatëve për asambleistë dhe strukturave të partisë sonë për angazhimin e tyre të palodhshëm për mobilizimin masiv për fitoren e madhe në
Vushtrri, më 19 nëntor”, ka shkruar
Veseli. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017,
ora 18:47