Veseli mbërrin në Strasburg, fillon takimet për vizat
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitave që ka nisur në kryeqendrat evropiane për të diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, të hënën ka udhëtuar për në Strasburg.

Mësohet se gjatë kësaj vizite, Kryeparlamentari Veseli do të pritet të martën në takim të veçantë nga kreu i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

"Në takimet me kreun e Parlamentit Evropian dhe zyrtarë të lartë evropianë, Kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për përmbushjen e gjitha kritereve nga ana e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave dhe do të kërkojë vendimmarrjen e nevojshme në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi lëvizjen pa viza në Zonën Shengen gjatë këtij viti.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, kryetari i Kuvendit, Veseli, do të ketë takime të ndara edhe me Raportuesen për Liberalizim të Vizave për Kosovën, Tanja Fajon si dhe me eurodeputetë tjerë, si Tonino Picula, i cili udhëheqë delegacionin evropian për Kosovën dhe eurodeputetë nga Partitë Popullore Evropiane, si Cristian Dan Preda dhe David McAllister.​" thuhet në komunikatë.
Shtuar më 11/06/2018, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori