Veseli: Liberalizimi në fund të vitit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në një vizitë zyrtare në Bullgari, u shpreh se pas Vetëvendosjes pret që punës së rregullt të Kuvendit të Kosovës t’i kthehen edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nisma për Kosovën.

Ai deklaroi se pozita dhe opozita duhet të kenë një komunikim normal. Madje kërkoi edhe mirëkuptimin e opozitës, siç tha ai, për ta kaluar sfidën e demarkacionit në mënyrë që t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave.

“E përgëzoj ardhjen e Vetëvendosjes në Kuvend. Pres shumë shpejt që edhe AAK dhe NISMA për Kosovën t’i kthehen Kuvendit”, u shpreh Veseli në një intervistë dhënë televizionit publik.

Ndërsa, paralajmërimeve se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të shtyhet, Veseli iu përgjigj me po të njëjtat fjalë të autoriteteve të Bashkimit Evropian, se liberalizimi do të ndodh në fund të vitit.

Sipas Veselit, ajo që i duhet Kosovës është zhvillimi ekonomik në mënyrë që qytetarët t’i kënaqen vendit të tyre.

“Jam i sigurt se liberalizimi do të bëhet në fundin e këtij viti. Rinia dhe tregtarët do të lëvizin lirshëm. Ajo çka na duhet është zhvillimi ekonomik. Do të kënaqemi me vendin tonë dhe me identitetin tonë. Do të dalim jashtë për nevoja akademike dhe biznesore”, tha kryetari i Kuvendit./Albeu.com/
Shtuar më 11/06/2016, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori