Veseli: LDK po i fërkon duartë pse po shkojmë në Speciale
Pëlqej
Pas takimit të thirrur nga kryeparlamentari, Kadri Veseli me ekipin negociator, Veseli dhe bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror, Shpend Ahmeti dolën në një konferencë për media.

Veseli duke folur për mospjesëmarrjen e LDK-së dhe VV-së ka thënë se LDK qe 20 vjet po i fërkon duart.

“Siç duket LDK po e dinë se nuk është rendi i zgjedhjeve dhe sa më shumë po flasim për procesin e dialogut ata po e intensifikojnë edhe më shumë çështjen e procesit zgjedhor, si një mënyrë për të fituar politikisht ndaj neve, që jemi në procesin e dialogut. Unë kisha thënë se është mirë të marrin përgjegjësi dhe të mos mendojnë shumë kur është momenti për vendimmarrjet e rëndësishmet ë vendit. Është Kuvendi i Kosovës që do të vendos për çdo vendimmarrje të marrë nga ekipi negociator.

Kam dhe një farë ftese për LDK-në: Mos i fërkoni duart, sa maroj qe 20 vjet. Ska me na gjet kurgjo. As prej Gjykatës Speciale dhe se kem njet me gabu, kot po i fërkon durt. Le të bahet gati, kadal dale. Shkojmë në reformën zgjedhore dhe hina në zgjedhje. Dhe çdo herë le t’i pranon zgjedhjet”, tha Veseli.


Shtuar më 14/01/2019, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori