Veseli: Kush nuk na respekton, nuk e respektojmë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova ka rastin më unik në historinë botërore, ku një individ dhe një ngjarje mund ta ketë ndryshuar historinë e kombit të vet.

Veseli këto deklarata i dha gjatë aktivitetit të tij të homazheve në Prekaz në nderë të 21 vjetorit të rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari bashkë me familjen e tij.

”Çdo vit vijmë përulemi me krenari para sakrificës së heronjve tanë. Pak ka një histori të popujve që individi dhe një ngjarje mund ta ketë ndryshuar historinë e kombit të vet. Ky është rasti më unik në historinë botërore, Epopeja e UÇK-së me Komandantin legjendar Adem Jashari. Me luftën e tij, qëndrueshmërinë e tij, sakrificën e tij. Sot jemi krenarë, ecim të gjithë së bashku përpara në rrugën e forcimit të shtetit drejt integrimeve euroatlantike”, deklaroi kryeparlamentari.

Më tej Veseli ka folur edhe për orientimin e shtetit, ndërsa tha se Kosova përjetë do të jetë sovrane dhe më e zhvilluar në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

"Nuk ka kush që na del përpara, nuk i frikësohemi askujt dhe Kosova do të jetë përjetë më e zhvilluar më e fuqishme me sovrane, më shtet për faktin se ka orientim të qartë, me partneritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Kosova ka një orientim të qartë të zhvillimit të vet të gjithëmbarshëm por edhe fqinjësisë së mirë me gjithë fqinjët – ata që duan mirë do të shkojmë mirë, ata që nuk ka respektojnë as ne s’do t’i respektojnë”, ka përfunduar ai.


Shtuar më 06/03/2019, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori