Veseli kundër rritjes së rrogave për deputetët
Kreu u Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë kundër nismës për rritjen e pagave dhe mëditjeve të deputetëve.

"Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve.

Kur popullit t'ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta", ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë, antarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa gjatë ditës së sotme kanë aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori