Veseli, Kuçi e Stavileci kërkojnë votën në Malishevë
Pëlqej
Shumica e anëtarëve të Kryesisë Qendrore të PDK'së kanë bërë fushatë të shtunën në mbrëmje në vendlindjen e Fatmir Limajt. Ata kanë bërë thirrje të votohet kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj. Të pranishëm në takimet me simpatizantë të partisë, ishin Kadi Veseli, Hajredin Kuçi, Blerand Stavileci dhe zyrtarë tjerë partiakë.

Nënkryerari i PDK'së, Kadri Veseli i ka dhënë mbështetje Isni Kilajt dhe u ka bërë thirrje banorëve të votojnë PDK-në. "Ne kemi kaluar momente të vështira dhe në shumë rrethana, derisa kemi arritur deri këtu dhe sot jemi një shtet i njohur ndërkombëtarisht. Në Malishevë, kryetari Kilaj, i ka realizuar premtimet e bëra në të kaluarën dhe ne do ta përkrahim maksimalisht në realizimin e programit për katër vitet e ardhshme, pasi është programi më serioz i paraqitur para qytetarëve",-ka thënë ai.

Thirrje për fushatë të qetë dhe serioze dhe për dalje sa më masive në zgjedhje, si dhe përkrahjen për Isni Kilajn, dhanë edhe drejtuesit e tjerë të PDK-së. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori