Veseli: Kosova dorëzohet vetëm përballë SHBA-së
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kosova mund të dorëzohet vetëm përball SHBA-së për heqjen e taksës, por kurrsesi kundër Serbisë, shkruan Albeu.com

Gjithashtu Veseli është shprehur se është i hapur për çdo propozim për taksën, që të jetë në të mirë të vendit.

“Taksës duhet t’i gjendet një zgjidhje e cila është për të mirën e Kosovës dhe aleatëve të Kosovës. Nëse problematika është propozimi 120 ditor, atëherë le të jetë një propozim i kujtdo veç në të mirë të vendit. Më e rëndësishme mbi tërë neve, është shteti i Kosovës. Nuk ka vlerë asnjë qeveri, asnjë mandat, asnjë Kuvend përball fatit këtij vendi. Po ta pyetni edhe Haradinajn, të njëjtin mendim do ta japë. Ka ta bëjë vetëm me racionalitetin. Nuk ka heqje të taksës kur na kërkon Serbia dhe kur lodhemi ne e të dorëzohemi para Serbisë, para SHBA-së po”, ka thënë Veseli. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori