Veseli: Kosova do vazhdojë të jetë shembull për tolerancën fetare
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli është shprehur se Shugurimi i Katedrales në Prishtinë i dha sot vendit një ditë të veçantë.

Sipas Veselit, Kosova do të vazhdojë të jetë shtet shembull për tolerancën fetare dhe këtë vlerë duhet ta ruajmë si sytë e ballit.

“Shugurimi i Katedrales në Prishtinë, e cila mban emrin e Nënë Terezës - shqiptares së shenjtë që është simbol i paqes, dashurisë dhe mirësisë kudo në botë - i dha sot vendit një ditë të veçantë. Kosova do të vazhdojë të jetë shtet shembull për tolerancën fetare dhe këtë vlerë duhet ta ruajmë si sytë e ballit”, ka shkruar Veseli në Facebook.


Shtuar më 05/09/2017, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori